E Diel, 1 Nëntor 2026

28 subjekte politike pjese ne zgjedhjet e 12 Dhjetorit

PRISHTINEuml-28 subjekte parti politike koalicione e iniciativa qytetare te te gjitha komuniteteve do te marrin pjese ne zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit ne Kosove.
Mesnata e kaluar ishte afati i fundit per dorezimin e listave me emrat e kandidateve per deputete ne Komisonin Qendror te Zgjedhjeve KQZ.
Per shkak te pragut zgjedhor te larte prej 5 per qind te percaktuar me Ligjin per zgjedhjet te miratuar me procedure te pershpejtuar para shperberjes se Kuvendit dhe shpalljes se zgjedhjeve te jashtezakonshme partite e vogla dhe inciativat qyetare u jane bashkuar partive te medha me synim qe te fitojne vende ne parlament.
Koalicioni me numerin me te madh te partive AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK eshte i pari ne listen e 28 subjekteve qe kane aplikuar ne KQZ.
Subjektet e tjera shqiptare ne renditjen sipas listes se KQZ jane Levizja Vetevendosje Lidhja Demokratike e Dardanise LDD Lidhja Demokratike e Kosovs LDK AAK-Ramush Haradinaj-Dr.Ibrahim Rugova Partia Demokratike e Kosoves PDK dhe Fryma e Re FER.
Keto shtate subjekte te shumices shqiptare brenda te cilave garojne edhe perfaqesues te partive te vogla e inciativave qytetare ne listen e 28 subjekteve te paraqitura ne KQZ per certifikim per zgjedhje mbesin minorance ne krahasim me numrin e subjekteve te paraqitura nga komunitetet pakice - serbe turke boshnjake malazeze ashkalie gorane egjiptiane rome.
Media lokale serbe thekson faktin se dhjete subjekte politike serbe do marrin pjese ne zgjedhjet kosovare.
Kuvendi i Republikes se Kosoves ka 120 vende te cilat do te plotesohen me 100 deputetet e zgjedhur drejtperdrejte me vote dhe 20 te tjere qe i kane vendet e rezervuara -10 te komunitetit serb e 10 te komuniteteve te tjera pakice.
Sot ne nje takim me Presidentin ne detyre te Republikes se Kosoves Jakup Krasniqin perfaqesuesit e subjekteve politike pjesemarrese ne zgjedhjet e 12 dhjetorit nenshkruajne Kodin e Sjelljes per Zgjedhje te Lira dhe te Ndershme.
Fushata parazgjedhore e shpalosjes se programeve dhe e tubimeve me elektoratin ne kerkim te votes do te zhvillohet vetem 10 dite duke filluar nga nga 1 dhjetori per shkak se zgjedhjet e jashtezakonshme organizohen brenda afateve te shkurtuara.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›