Trajkovic Qeveria nuk na ndalon te votojme
Politikania serbe nga Kosova Rada Trajkovic ka thene se qeveria e Serbise nuk ka asgje kunder nese disa serbe te Kosoves dalin ne zgjedhjet e 12 dhjetorit. Qeveria e Serbise nuk eshte per zgjedhjet por nuk ka asgje kunder edhe nese serbet dalin ne zgjedhje ajo nuk kercenohet me sanksionimin e tyre. Nga ana tjeter serbet duhet te kuptojne se qeveria e Serbise nuk mund te jape pelqim te prere per zgjedhje sepse nuk ua mundesojne rrethanat politike. Por te dyja palet e dime se nuk ka probleme ne komunikimin e ndersjelle ka thene Trajkovic. Ne vendimin e saj qeveria serbe tha se nuk jane permbushur kushtet qe ti ftoje serbet e Kosoves te dalin ne zgjedhje. Qeveria e Serbise konsideron se eshte e domosdoshme qe permes dialogut mes Beogradit dhe Prishtines te arrihet sa me pare deri te nje zgjidhje e qendrueshme dhe e perhershme e ceshtjes se Kosoves e te Metohise e cila duhet te jete e pranueshme nga ana e te dyja paleve dhe e cila do te mund te conte deri te pajtimi historik i popujve serb e shqiptar dhe do te garantonte nje paqe te qendrueshme si dhe perspektiven europiane te te gjithe rajonit vihet ne dukje ne komunikaten e leshuar sot mbas seances se jashtezakonshme se mesdites se qeverise serbe.