E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS diskutonraportin e Ban Ki Munper Kosoven

NEW YORK-Qeveria e Kosoves perkrah pa rezerva ndertimin e paqes ne Ballkanin Perendimor dhe bashkepunimin rajonal. Keshtu ka deklaruar zevendes ministrja ne ikje e puneve te jashtme te Kosoves Vlora Citaku ne fjalen e saj gjate seances se Keshillit te Sigurimit te OKB-se ku u diskutua per situaten ne Kosove. Ajo tha se Kosova eshte e perkushtuar per perfshirjen e te gjitha minoriteteve ne proceset demokratike procesin e decentralizimit sipas pakos se Ahtisaarit por kerkoi edhe nga Kombet e Bashkuara qe jene me te angazhuara dhe te ftoje serbet e Kosoves per te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme nacionale por edhe te ftojne Beogradin qe te mos pengoje pjesemarrjen e serbeve ne keto zgjedhje. Citaku foli edhe per negociatat e pritshme ndermjet Prishtines e Beogradit por me kete rast shprehu vendosmerine se kurrsesi nuk do te bisedohet per pavaresine dhe teresine territoriale te Kosoves.

Ndersa ministri i jashtem serb Vuk Jeremic theksoi se Qeveria e Serbise nuk mund te ftoje cilindo qytetar te saj per te marre pjese ne zgjedhjet ne Kosove sepse ato nuk mbahen ne perputhje me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit. Vec kesaj Jeremic ritheksoi edhe nje here qendrimin e Serbise. Nuk do ta njohim pavaresine e shpallur ne menyre te njeanshme as ne menyre eksplicite as implicite perseriti ai. Sikunder edhe mbledhjet e deritashme te KS-se kushtuar Kosoves edhe kjo e fundit nuk solli ndonje risi. Ne fillim te mbledhjes u lexua raporti i sekretarit te pergjithshem te KB-ve Ban Ki-Mun i cili pershendeti fillimin e dialogut te ardhshem ndermjet dy vendeve dhe ftoi te gjitha palet qe te tregojne permbajtje dhe te angazhohen per qasje te matur e konstruktive ne menyre qe te shmanget pershkallezimi i situates ne veri te Kosoves.

Nis punimet Keshilli i Sigurimit
Raporti me i ri per zhvillimet ne Kosove i tre muajve te kaluar i Sekretarit te Pergjithshem Ban Ki Moon e qe ka te bashkangjitur edhe aneksin mbi punen e EULEX-it shqyrtohet ne seancen e Keshillit te Sigurimit i Kombeve te Bashkuar e cila ka filluar sonte ne Nju Jork.

Kosoven ne seancen e Keshilli te Sigurimit e perfaqesojen zevendesministrja e
Jashtme ne detyre Vlora Citaku ndersa Serbine ministri i Jashtem Vuk Jeremic. Raportin e ka paraqitur shefi i misionit te OKB-se ne Kosove Lamberto Zannier.
Sipas njoftimeve shefi i organizates boterore ne raportin e fundit ka pershendetur
gatishmerine e Bashkimit Evropian per te ndihmuar dialogun midis Prishtines dhe Beogradit duke shpresuar se kjo do te konsolidoje me tej paqen dhe stabilitetin si ne Kosove ashtu edhe me gjere ne rajon.
Pas fjales se perfaqesueses se Kosoves fjalen pritet ta marrin perfaqesuesit e vendeve anatare te Keshillit te Sigurimit.

Ora 2014- KS diskuton per Kosoven
Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki Mun do te paraqese sot ne mbremje perpara Keshillit te Sigurimit raportin e tij tremujor mbi situaten ne Kosove.
Sipas draftit te shperndare ne 1 nentor Ambasadave dhe anetareve te Keshillit te Sigurimit situata ne veri te Kosoves vleresohet serioze dhe e tensionuar.

Situata ne Veri te Kosoves vazhdon te jete e paqendrueshme dhe tensionet jane rritur pas Mendimit te Gjykates Nderkombetare te Hages. Ftojme palet qe te permbahen dhe te gjejne nje qasje te baraspeshuar dhe konstruktive ne menyre qe te shmanget pershkallezimi i metejshem theksohet ne raportin e Ban Ki-moon.

Ai ka ofruar ka ofruar mbeshtetjen e Organizates Boterore per procesin e bisedimeve mes Prishtines e Beogradit qe do te udhehiqet nga BE-ja duke shtuar se para paleve ka sfida serioze per shkak te tensioneve ne rritje ne Veri te Kosoves.

Shefi i Organizates Boterore ka kerkuar fillimin e shpejte te dialogut ne menyre qe Beogradi e Prishtina te shfrytezojne momentin pozitiv te krijuar gjate muajve te fundit. Ne kete seance Kosoven pritet ta perfaqesoje zvevendesministrja e Jashtme Vlora Citaku qe do te jete edhe paraqitja e saj e pare ne mbledhjen e diplomacise boterore.

e.n/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›