28 viktima ne aksidentin hekurudhor ne Kanada
Autoritetet kanadeze kanë gjetur trupat e 28 viktimave të aksidentit ku një tren që transportonte naftë bruto shpërtheu në qytezën Lak Megantik. Paralelisht, po punohet për identifikimin e tyre, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e 22 personave të tjerë që janë shpallur të humbur. Ndërkaq, qeveria e provincës së Kebekut ka akorduar një shumë prej 60 milionë dollarësh për rindërtimin e zonës së prekur nga shpërthimi, ndërsa po hetohet për gjetjen e shkaqeve të këtij aksidenti.