Aksident i rende ne Kavaje Humb jeten nje person plagosen 6 te tjere

Një person ka mbetur i vdekur, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur, në një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Kavajë-Rrogozhinë.
Një furgon pasagjerësh tip volxvagen me targa të Tiranës, është përplasur me një automjet tip polo DR 1336 E, në hyrje të qytetit.
Policia bën me dije se paraprakisht dyshohet që automjetit llojit furgon i cili po udhëtonte në drejtim të Durrësit, i është çarë goma, për pasojë ka devijuar nga rruga duke përfunduar në anë tjetër të rrugës.
Si pasojë e këtij devijimi, furgoni i pasagjerëve është aksidentuar fillimisht me automjetin tip polo, për t'u përplasur më pas me një tjetër automjet tip fuoristradë.
Nga ana e policisë ende nuk bëhen të ditur emrat e personave të mbetur të plagosur apo viktima e aksidentit të rëndë, e cila mendohet të jetë pasagjere e furgonit.