E Diel, 1 Nëntor 2026

29 ditë grevë, SHBA: Dialog për zgjidhjen e situatës së ish-të burgosurve politikë

TIRANË- Ish-të përndjekurit politikë kanë hyrë sot në ditën e 29-të të grevës së urisë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila ka urdhëruar ndërprerjen e grevës.

Ish-të përndjekurit ashtu siç dhe kishin deklaruar nuk pranuan të lëvizin nga tendat ku po zhvillojnë grevën që prej gati katër javësh, ndërsa pretendojnë se greva po zhvillohet në kushte terrori.

SHBA apelojnë për zgjidhje të shpejtë të çështjes së grevës së urisë të ish-të përndjekurvpolitikë në Shqipëri. Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Euroazinë, Philip Reeker, u bëri dje thirrje autoriteteve shqiptare që të hyjnë në dialog për të gjetur një kompromis për të zgjidhur me qetësi çështjen e grevës së urisë së ish-të përndjekurve politikë. Z.Reeker, u bëri thirrjsi autoriteteve, ashtu edhe grevistëve, të mos ndërmarrin hapa që do të çonin në dëmtime fizike të vetes së tyre ose të të tjerëve. Situata, tha zyrtari i lartë amerikan, duhet zgjidhur me dialog dhe me qetësi. Palët, shtoi ai, nuk duhet të ndërmarrin sulme personale dhe politike, të cilat kanë treguar se përshkallëzojnë situatën dhe pengojnë mundësinë e dialogut.

Zoti Reeker i bëri këto komente gjatë një konference shtypi në Uashington mbi Ballkanin PerëndimorShqipëria, tha Reeker, mori një vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian lidhur me çështjen e statusit të vendit kandidat, por ky është vetëm një hap drejt procesit të anëtarësimit në BE dhe vendi duhet të vazhdojë reformat.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Reeker: Dialogoni, Tufa-Berishës: Dëgjo mesazhin e SHBA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›