E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo, sulm ndaj Mesit: S’e meriton Topin e Artë

Paris Sent Zhermen nuk është ende një skuadër e madhe. Nuk do të ishte e drejtë që të fitonte menjëherë Champions League. Është ky mendimi i Zhoze Murinjos, që në një intervistë për revistën franceze “France Football”. Trajneri i Realit të Madridit ka bërë një rrëfim në 90 gradë, ndërsa nuk ka munguar sërish një polemikë e tij në lidhje me duelin Mesi-Ronaldo për “Topin e Artë”. “Nëse fiton Mesi do t’i bëj komplimentat e mia, por duket diçka e pamundur që Mesi të fitojë katër trofe dhe Ronaldo një. 

Vitin e shkuar ai u eliminua që në çerekfinale nga Kupa e Amerikës së Jugut, që zhvillohej në shtëpinë e tij. Ky është një dështim i madh, ndërsa Ronaldo ka bërë një sezon të pakrahasueshëm. Nuk po them nëse ka qenë më i mirë apo më i keq se Leo, por ai ka fituar kampionatin dhe shkoi deri në gjysmëfinale të Europianit”, deklaroi portugezi. Murinjo ndërkohë ka vazhduar me teorinë e tij se Realin nuk e kanë shumë për zemër dhe e sulmojnë. “Reali është i vetmi klub, ku shtypi nuk të mbështet”, tha ai.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›