E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi, leksion Palermos: S’keni më të mirë se Ujkani

Edhe pse e la në stol në ndeshjen ndaj Sllovenisë, tra jneri Xhani De Biazi duket se nuk e ka humbur besimin te Samir Ujkani. Tekniku kuqezi, duke folur për sajtin e Palermos, ka thënë se ishte thjesht zgjedhje teknike lënia në stol e portierit me numrin “1”, ndërsa ka këshilluar këtë klub të vazhdojë të besojë tek ai. “Ujkani është një portier i shkëlqyer dhe për mendimin tim duhet të luajë titullar te Palermo. Veç të tjerash, nuk besoj se kjo skuadër ka ndonjë më të mirë se ai”, u shpreh De Biazi. Ndërkohë, në një koment të bërë në rrjetin social Facebook, trajneri italian ka falënderuar futbollistët për paraqitjen ndaj sllovenëve: “Skuadra më befasoi me karakterin që tregoi. Pas humbjes me Islandën qe e vështirë të ringriheshim”.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›