E Martë, 3 Nëntor 2026

3- D, Nurellari: Trampi do t’i bëjë presion Ukrainës të pranojë një marrëveshje më të keqe të mundshme!

Një ndër temat e emisionit “E Marta Amerikane – Tersi i Europës”, ishte edhe e ardhmja e Ukrainës, nëse në pushtet vjen presidenti Tramp.

Politologu, Adri Nurellari mendon se, nëse Tramp vjen në pushtet, padyshim do të përpiqet me politikë ndërkombëtare agresive për të përmbushur pritshmërinë e ndaljes së luftës.

Zoti Nurellari vlerëson se e vetmja mënyrë është që zoti Tramp t’i bëjë presion më të dobëtit, pra Ukrainës. Dhe pa dyshim, kjo do të jetë marrëveshja më e keqe e mundëshme, thotë ai.

Sipas zotit Nurellari, gjithçka mund të arrihet vitin e ardhshëm në pranverë.

“Trampi mund të shfrytëzojë portretin e tij si “bërës marrëveshjesh” tha ai.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›