E Martë, 3 Nëntor 2026

Basha me gratë E PD: Një grua e fortë, garanci për familje të shëndetshme

Me rastin e 8 Marsit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me gra demokrate. Basha u shpreh se pa gra të forta, nuk ka Shqipëri të fortë.

“Mirënjohje për gratë, për nënat dhe motrat, falë sakrificës së të cilave jeta njerëzore bëhet më e bukur. Kontributi më i madh për gratë dhe vajzat është t’u japim mundësi të shpalosin potencialin e tyre”, tha ai.

Sipas Bashës, “një grua e fortë, e pavarur dhe e lumtur është garancia për një familje dhe shoqëri të shëndetshme”.

“Kurrë mos e harroni fuqinë dhe vlerën tuaj. Ju jeni burimi i frymëzimit, dashurisë dhe forcës në shoqëri. Gëzuar 8 Marsin!”, u shpreh Kreu i PD-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›