E Martë, 3 Nëntor 2026

3 D, Meçollari: Vendimmarrja në zyrën e Trampit, risk i lartë

Në vlerësimin e Artur Meçollari, ish drejtuesi i lartë i ushtrisë shqiptare, thelbi i ndryshimit që do sjelli Trampi në politikën amerikane është procesi vendimarrës i sigurisë kombëtare. Sipas tij presidenti amerikan është çelësi i vendimarrjes. Zoti Meçollari ju referua çështjes së Afganistanit, ku pavarësisht se këshilltarët e presidentit Tramp i këshilluan tërheqje të pjesshme, ai vendosi tërheqje të plotë që u realizua në kohën e presidentit Baiden.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›