E Diel, 1 Nëntor 2026

3 aksidente në Fushë Krujë, 1 person vdes, 4 plagosen

FUSHË KRUJË- Një person ka humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur në 3 aksidente të ndodhura mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë. 65-vjecari Bib Paloka ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak, pasi u përplas ndërsa kalonte rrugën, nga një fuoristradë që udhëtonte nga Shkodra në Tiranë.

Ndërkaq, drejtuesi i një motorciklete ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë në një tjetër aksident, pasi u përplas nga një kamioncine. Ai është transportuar në Spitalin Ushtarak. Aksidenti i tretë u shënua në aksin Vorë-Fushë Krujë pranë fshatit Ahmetaq, ku një automjet tip Hyndai i ka prerë rrugën një fuoristrade, duke sjellë përmbysjen e kësaj të fundit. Si pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona që udhëtonin me fuoristradë dhe një me mjetin Hyndai.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›