E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, Nazim Bllaca dënohet me 4 vjet e gjysmë burg

PRISHTINE - Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burg, Nazim Bllacën, i vetëshpallur agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës – SHIK, raportojnë mediat në Prishtinë.

Mbi të rëndonin disa akuza, përfshi edhe ajo e vrasjes. Mirëpo, me kërkesë të prokurorit, të cilën e ka marrë parasysh trupi gjykues, Bllaca është dënuar me dënimin minimal, për shkak se kishte statusin e dëshmitarit bashkëpunues edhe për dy raste të tjera gjyqësore.

Sipas vendimit të gjykatës, Bllacës do t’i llogaritet edhe arresti shtëpiak, që nënkupton se ai mund të vuajë dënimin prej 3 vjet e gjysmë burgim.

Për shkak të trajtimit të veçantë si bashkëpunues me EULEX-in, Bllaca pritet të marrë një trajtim të veçantë edhe gjatë vuajtjes së dënimit. Ky trajtim pritet të sqarohet nga EULEX-i.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›