E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, CEZ aksion për ndërprerjen e energjisë për debitorët

VLORE – “CEZ Shpërndarje” ka vijuar sot në Vlorë aksionin për ndërprerjen e energjisë elektrike për të gjithë abonentët që nuk kanë shlyer detyrimet e tyre. Aksioni u përqëndrua fillimisht në 40 kabina dhe përfshin një vlerë debie prej 270 milionë lekësh të reja, ndërsa në total në qytetin e Vlorës vlera e debisë shkon në 2.3 miliardë lekë të reja.

Sipas drejtorit të departamentit të CEZ, Ilirjan Shkëmbi, aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme dhe do të përqëndrohet edhe tek familje apo biznese të cilat kryejnë lidhje të paligjshme, të cilat rrezikojnë të gjobiten.

“Vlen të theksohet që në drejtorinë e njësisë Vlorë, numri i debitorëve është i madh. Debitorë të cilët kanë detyrime që nga viti 2007 e në vijim. Gjatë ditës së sotme kemi organizuar punën vetëm për ata debitorë me shuma mbi 30 mijë lekë të reja. Shoqëria, bazuar në vendimin e ERE-s do të vazhdojë me penalizmin e të gjithë atyre konsumatorëve të cilët gjenden në mënyrë të jashtëligjshme të lidhur në rrjetin shpërndarës, apo që abuzojnë me sistemin matës.”- deklaroi Shkëmbi.

(er.nu/e.mehmeti/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vlorë, CEZ aksion për ndërprerjen e energjisë për debitorët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›