E Martë, 3 Nëntor 2026

3 djemtë e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, janë vrarë nga një sulm ajror izraelit

Të afërm dhe mediat zyrtare të Hamasit thanë të mërkurën se tre djemtë e liderit suprem të grupit militant islamik, Ismail Haniyeh, janë vrarë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës.

Raportet thonë se Hazem, Ameer dhe Mohammed Haniyeh u vranë me anëtarët e familjes në sulmin pranë kampit të refugjatëve Shati në qytetin e Gazës. Ismail Haniyeh, i cili tani jeton në mërgim në Katar, është me origjinë nga Shati.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga ushtria izraelite. Vdekjet u konfirmuan nga stacioni televiziv Al-Aqsa i Hamasit, si dhe anëtarët e familjes Haniyeh në mediat sociale.

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh ka konfirmuar për mediat arabe se tre nga djemtë e tij janë vrarë në një sulm ajror në Gaza.

Kjo pason raportet në një agjenci lajmesh të lidhur me Hamasin në Gaza se tre djemtë – Hazemi, Amiri dhe Muhamed Ismail Haniyeh – dhe disa nga nipërit e tij kishin vdekur në sulmin në kampin e refugjatëve në plazh në perëndim të qytetit të Gazës.

Kreu i byrosë politike të Hamasit, i cili është i vendosur në Katar, i tha Al Jazeera në një intervistë telefonike se djemtë e tij kishin mbetur në Gaza gjatë luftës. Imazhet e paqarta të shfaqura në rrjet treguan trupa të mbuluar ndërsa ishin shtrirë mbi rrënoja.

Këta nuk janë anëtarët e parë të familjes së Haniyeh që janë vrarë në luftë – një djalë tjetër thuhet se u vra në shkurt, ndërsa vëllai dhe nipi i tij u vranë në tetor, pasuar nga një nip në nëntor. AP

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›