3 ligjet, Berisha kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvend
26-05-2013 / Gazeta 55
Kryeministri Berisha i kërkon Kuvendit te Shqipërisë të mblidhet në seance të jashtëzakonshme për miratimin e tri ligjeve dhe amnistisë fiskale Kryeministri Berisha ka ushtruar kompetencën e tij kushtetuese duke i kërkuar, me anë të një shkrese, Kuvendit të Shqipërisë të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme më 30 maj 2013, për të votuar tri ligjet e kërkuara nga BE-ja për dhënien e statusit të vendit kandidat si dhe ligjit te amnistisë fiskale. Me këtë kërkesë, Kryeministri Berisha kërkon t’i japë opozitës edhe një mundësi tjetër para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, që t’i bashkohet vullnetit të palëkundur të mazhorancës qeverisëse për miratimin e tyre dhe zhbllokimin e rrugës së integrimit europian të vendit.
...