E Shtunë, 31 Tetor 2026

3 ligjet, Bregu: Damka e zezë e Ramës. Mblidhemi në çdo kohë ti votojmë

majlinda-breguTiranë- Sërish ditën e sotme, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka akuzuar liderin e Partisë Socialiste Edi Rama se ka urdhëruar deputetët e tij për të mos votuar 3 ligjet për t’i hapur rrugë integrimit të vendit.

Sipas saj, Shqipëria ka humbur miliona Euro investime si dhe 3 vite në proçesin e integrimit evropian.

Nëpërmjet një deklarate për media, Bregu ritheksoi atë që kryeministri Berisha tha ditën e djeshme, “shqiptarët e kanë të qartë se rruga e tyre dhe e Ramës nuk përputhet, shqiptarët duan të ecin përpara. Maxhoranca ka qenë dhe është gati të mblidhet në çdo kohë dhe orë, për të votuar 3 ligjet, pasi integrimi është prioritet i yni”,- theksoi ajo.

Bregu tha se Rama nuk e ka vlerësuar asnjëherë seriozisht votimin e tre ligjeve “ai ka marrë me vete urrejtjen e përbuzjen e njerëzve. Këtë damkë të zezë, nuk ia heq Edi Ramës as lojrat dhe taktikat e partnerit të tij më të ri në koalicion”,- tha ajo.

Sipas ministres së integrimit, Edi Rama të vetmen gjë që di të bëjë mirë është të kujdeset për karrigen e PS-së, të cilën sipas saj, nuk do ta ketë më pas 23 qershorit.

Duke iu referuar listave të kandidatëve për deptetë, Bregu akuzoi kryesocialisitn Rama “se ka përfshirë në listat e deputetëve klientelën e tij mafioze”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›