Berisha urdhër të ri: Administrata, jo fushatë elektorale me mjetet e shtetit
Tiranë- Kryeministri i vendit, zoti Sali Berisha ka deklaruar sonte përpara kabineteit qeveritar se administrata nuk duhet të përdorë mjetet e shtetit për fushatë elektorale.
“ora e fushatës elektorale po afron. Dua të më sjellin Urdhrin e Kryeministrit që ndalon për të gjithë opunonjësit e admionistratës të përdorin mjetet publike në fushatën elektorale. Ky është standarti që kemi vendosur ne. Ne e kuptojmë që Rama vrapon për të gjetur një gropë në rrigë dhe filmuar veten për të thënë që ne s’kemi ndërtuar asnjë rrugë, e deklaron se kryeministri po udhëton me helikopter, po unë prap do të nxjerr urdhrin që asnjë zyrtar nuk do të përdor mjetet publike për fushatë elektorale.Partitë të marrin përsipër shpenzimet e tyre që ditën e parë të fushatës”,- tha kryeministri.
Teksa ka folur edhe një herë për projektin e ndërtimit të Bulevardit të ri të Tiranës dhe Lumit të Lanës, Berisha tha se 64 milion Dollarët do të jenë tërësisht në shërbim të qytetarëve.
“këto 64 milion Dollarë janë të gjitha të përkushtuara Bulevardit të ri dhe sistemimit të Lumit të Tiranës, që përbën zhvillimin më të rëndësishëm për këtë qytet, në 19 vitet e fundit”,- tha ai.
Ndërsa duke ju referuar mediave ekonomike botërore, Berisha tha se eksportet u rritën “me 17 % krahasuar me vitin e kaluar, inflacioni ka një rënie me vitin e kaluar… që do të thotë se motorat e ekonomisë shqiptare po funksionojnë për të marrë energji të reja”.