E Diel, 1 Nëntor 2026

'3 ligjet pezull në Kuvend', Berisha sulmon Ramën dhe Metën: Po bëjnë pazare për listat

TIRANE- Dështon sërish konsensusi për miratimi ne 3 ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Tre ligjet, për Gjykatën e Lartë, për nëpunësin civil dhe rregullorja e parlamentit, janë pjesë e axhendës së Kuvendit, që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, ndërkohë që ligjvënësit e majtë nuk ishin të pranishëm gjatë momentit të votimit të sotëm. 

Edhe sot në rend të ditës jishin  3 ligjet e integrimit, për të cilat kryeparlamentarja Topalli i bëri thirrje kreut të PS-së Edi Rama të lejojë deputetët e majtë të kryejnë detyrën e tyre dhe t'i votojnë.

3 LIGJET PEZULL, BERISHA SULMON RAMËN DHE METËN
Ora 13:48 Kryeministri vendit Sali Berisha sulmoi kreun e PS-së Edi Rama dhe të LSI-së Ilir Meta, për ‘pazare politike’ që po mbajnë peng statusin e vendit kandidat. 

“Gjer ditën e aleancës së tij, Pandeli i ke bërë cilësimin më gjenial të 1 prill. Gjer ditën e 1 Prillit ftonte zotin Rama të votonte ligjet, sot fton zotin Berisha, pavarësisht se ky grup parlamentar kishte zotuar ti votonte. Ne i kërkuam të mos i shndërronte ligjet në pazar për lista të zeza në kurriz të mbështetësve të tij. Të vij këtu sepse kjo botë nuk mund të konceptohet thjesht si pazare. Tani është bërë lista e zezë, se cilët pranohen dhe cilët nuk pranohen nga LSI. Kjo është e vërteta, Nasip të them të vërtetë,. Nuk është këtu po dëgjon. Listën e zezë ia ka dorëzuar zoti Rama, ndaj dhe sot u shty votimi si pazar me listën e zezë. Ne në cdo kohë i votojmë përgjegjësia bie mbi ata që mori peng statusin e vendit kandidat për këtë vend. Bie mbi njeriun që i privoi shqiptarëve qindra milion euro investime, të bizneseve të vendeve anëtarë të BE”, theksoi Berisha.

TOPALLI: RAMA LEJO DEPUTETËT E PS TË VOTOJNË 3 LIGJET
ORA 13:00- Ndërsa Kuvendi i ka ndërprerë punimet për rreth 30 minuta, kryeparlamentarja Topalli jashtë ambienteve të Kuvendit i ka bërë thirrje kryesocialistit Rama të lejojë deputetët e PS që të votojnë sot 3 ligjet, që sipas Topallit mbajnë peng statusin kandidat të vendit.

“Prej gati një viti 3 ligjet janë në axhendën e Parlamentit, por janë bllokuar për më shumë se 200 ditë nga PS duke bërë të mundur bllokimin e statusit të vendit kandidat në BE. Sot jam këtu për t’i bërë ftesë zotit Rama, ato janë edhe sot në rendin e ditës, e ftoj zotin Rama të lejë deputetët e tij t’i bashkohen mazhorancës dhe të votojmë. Sot kanë një mundësi që të votojnë 3 ligjet për integrimin e vendit”, tha Topalli.

Sipas kryeparlamentares, miratimin e 3 ligjeve e presin “shqiptarët, Brukseli e kërkon jo Jozefina”.

Topalli bëri me dije se mazhoranca nëse ka konsensusin e opozitës të votojë tre ligjet ashtu siç janë në rend të ditës.

NIS KUVENDI, NE REND TE DITES TRE LIGJET
ORA 12:30- Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare, e cila mund të jetë edhe e fundit për këtë legjislaturë. Në rend të ditës sot janë vendosur sërish 3 ligjet, ku pritet të diskutohet miratimi ose jo i tyre, që është edhe kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat. Seanca nisi rreth orës 12:30, ndërsa nuk pati diskutime për pr/ligjet në rend të ditës.

Pas 30 minutash ndërprerje Kuvendi do të mblidhet sërish për të kaluar në votim.

Edhe pse politika ka dhënë sinjale për një dakordësi përsa i përket votimit të 3 ligjeve, pritet që seanca e sotme të vulosë gjithçka.

Tre ligjet, për Gjykatën e Lartë, për nëpunësin civil dhe rregullorja e parlamentit, kanë qënë pjesë e axhendës së Kuvendit, që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Pak ditë më parë, kreu i LSI-së, Ilir Meta i bëri thirrje klasës politike që të miratojnë para mbylljes së kësaj legjislature, tre ligjet e rëndësishme për procesin integrues të vendit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›