E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerat sulmojë faqen e Edi Ramës, fshinë tabelën e llogaritjes së taksës

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama një orë më parë kishte postuar në faqen e vetë në Facebook një link, që u mundësonte gjithë qytetarëve të llogarisnin vetë taksën që do të paguanin. Por mbas 30 minutash faqja e kryetarit është sulmuar nga hakerat, dhe kanë fshirë tabelën e llogaritjes.

Tabela me linkun që u fshi
Kreu i PS-së Edi Rama, kishte publikuar në Facebook një tabelë mbi llogaritjen e taksës.

"Këtu mund të llogarisni vetë sesa do të kurseni çdo vit me taksën e ndershme që propozon Partia Socialiste. Taksa e ndershme është një nga shtyllat kryesore të programit për Rilindjen. Ne besojmë se kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë, e kush fiton më pak duhet të paguajë më pak", - kishte shkruar Rama.

Linku ishte: https://www.facebook.com/edirama.al?sk=app_367503773359775&app_data

(e.m/Shekulli Online/BalkanWeb) Lidhje te tjera Hackerat “Islamic Ghosts Team” sulmojnë faqen e Avokatit të Popullit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›