3 lloje kimikatesh të rrezikshme, në disa mallra ushqimore që shiten në tregje
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve EDEN, dhe drejtues të Autoritetit të Ushqimit, kanë organizuar ditën e djeshme një seancë dëgjimore e iniciuar nga ZMK, dhe kreu i saj Altin Goxhaj, në lidhje me disa kimikate të rrezikshme që dyshohen se ndodhen në disa mallra ushqimore që shiten në tregje. Gjatë seancës dëgjimore u tha se Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve është informuar
nga disa burime përfshi edhe Qendrën EDEN, se në mallrat ushqimore që tregtohen në Shqipëri, ka dyshime të forta se ndodhen disa kimikate të rrezikshme të cilat rrezikojnë rëndë shëndetin e konsumatorëve. Duke qenë se dyshimet vijnë nga burime të specializuara jashtë Shqipërisë dhe duke qenë se ZMK sëbashku me Qendrën Eden ka lidhur një marrëveshje urgjente për të investiguar në tregjet shqiptare këto kimikate të rrezikshme, këto dy organizata kanë pasur nevojë për të organizuar një Seancë Dëgjimore të përbashkët me përfaqësues të Autoritetit të Ushqimit ku të diskutonin shqetësimet e mësipërme, duke synuar edhe bashkëpunimin me organet shtetërore. Duke qenë se çështja është urgjente këto dy organizata kërkojnë që në bashkëpunim me ta të organizohen kontrolle të një pasnjëshme për produktet ushqimore në treg. Disa prej kimikateve sipas Eden, janë portokalli B element që ndodhet ne suxhuk. Aprovuar për përdorim vetëm në produktin e sallamit, doza të larta të këtij ngjyrë janë të dëmshme për mëlçinë . jeshile 3 ( ne karamele dhe ne pije ) nga një studim në1981 në USA , sponsorizuar nga një industri u bën testime në kafshë dhe dyshohej për tumor në fshikëz. E kuqe 3 ( në mallrat e pjekur) kjo ngjyrë shkakton tumor në tiroide në brejtës d. blu 2 (në ushqimet për kafshët, pijet dhe karamelet) prova në studimet e kafshëve është ( jo përfundimtare) prova-se shkakton kancer të trurit në brejtës mashkull, e. e verdhë 5 ( në xhelatinën e ëmbëlsirave. Karamele, ushqimet për kafshët, mallrat e pjekur) ngjyrimi i dytë më i përdorur gjerësisht, i cili shkakton reagime alergjie si : mbindjeshmërinë kryesisht në persona që janë të ndjeshëm nga aspirinat, dhe shkakton mbiaktivitet te disa fëmijë. F e verdhë 6 ( në pije, karamele, mallrat e pjekur) ngjyrimi i tretë më i përdorur i cili pas testimeve mbi kafshët është dalluar tumor në veshka dhe masa kancerogjene, por ka dhe në disa raste reagime të theksuara të mbindjeshmërisë. 2-Potassium Bromate (bromati kaliumit) Bromat kaliumi ( KBrO3 ), është një bromat i kaliumit dhe merr formën e kristaleve të bardha ose pluhur. Ai është përdorur zakonisht si një praktikant mielli (E924) për përforcimin e bukës dhe lejimin e fryrjes. Bromati i kaliumit është një agjent oksidant dhe duhet të përdoret e tëra deri ne pjekjen e bukës, nqs buka nuk është gatuar aq sa duhet në një temperature të lartë, atëherë do të mbetet një sasi e cila mund të jetë e dëmshme nëse konsumohet. Bromati i kaliumit mundet të përdoret gjithashtu në prodhimin e elbit malt. ( ShBA ka parashikuar disa kushte , ku mund të përdoret në mënyrë të sigurt , ku përfshihen: etiketimin e sandarteve për përdorimin apo prodhimin e produktit malt elbi. )