Mediu mbledh specialistët për pr/tligjin e mjedisit: Do arrijmë standartet evropiane
Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Van den Dool, deputetë, specialistë të mjedisit, përfaqësues të shoqatave për mbrojtjen e mjedisit, etj. Mediu, u shpreh gjithashtu se MMPAU, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë të gjitha hapave të hartimit të këtij drafti, duke theksuar se së shpejti do të përfundojë edhe paketa e plotë mjedisore, në përputhje me objektivat e qeverisë, në zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Në këtë kontekst, ministri i Mjedisit, zoti Fatmir Mediu, theksoi se një ndër aspektet pozitive të këtij projekt ligji është përfshirja për herë të parë të disa parimeve, si Parimi i Zhvillimit të Qëndrueshëm, i Parandalimit dhe Përkujdesjes Paraprake, i Ruajtjes së Pasurive Natyrore, i Zëvendësimit dhe Kompensimit, i Qasjes së Integruar, i Përgjegjësisë së Përbashkët dhe Parimi Ndotësi Paguan, të cilat nuk kanë qenë më parë pjesë e legjislacionit tonë mjedisor. Në këtë formë sipas Mediut ligji për mjedisin do të përafrohet me atë evropian, duke rritur në këtë formë shkallën e përafrimit të legjislacionit tonë mjedisor me atë evropian. Sipas Mediut sfida për një mjedis të shëndetshëm, është një sfidë që kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve, që duhet të veprojnë në të njëjtin kah dhe me të vetmin synim. Gjithashtu sipas tij arritja e standarteve bashkëkohore mjedisore, është në të mirë të cilësisë së jetës dhe një zhvillimi që gjeneron benefite afatgjata, dhe jo vetëm ekonomike. Pjesëmarrja e të gjithëve ne, sot këtu, dhe angazhimi i përbashkët është sigurisht një shenjë e mirë e ndërgjegjësimit në rritje dhe stimul për të vijuar me detyrimet respektive. Duke parë se diskutimi i draftit të ligjit kuadër Për mbrojtjen e mjedisit përbën dhe fokusin tuaj kryesor në këtë takim, do doja të sillja në vëmendjen tuaj se Ministria e Mjedisit e ka parë të gjithë procesin e hartimit të këtij draft-ligji, sikundër dhe të gjithë paketës mjedisore që ne do përfundojmë shumë shpejt, në bashkëpunim edhe me projektin INPAEL, me vëmendjen maksimale ndaj objektivave të qeverisë, në zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe me transparencën e duhur me gjithë grupet e interesuara dhe publikut të gjerë tha Ministri Mediu ndër të tjera.
Bashkia nis punimet për projektin e unazës, devijon rruga mbrapa 15 katëshit
Bashkia e Tiranës njoftoi dje qytetarët se do të ketë devijime të tjera të trafikut në qendër të kryeqytetit si pasojë e punimeve që po kryhen për ndërtimin e sheshit. Sipas Bashkisë, drejtuesit e automjeteve që vijnë nga rruga e Dibrës në drejtim të qendrës së Tiranës, nga mëngjesi i sotëm nuk do të lejohen ndërsa lëvizja do të devijojë në drejtim të rrugës Bardhok Biba dhe tek "Urani Pano". Prej disa javësh, Bashkia e Tiranës ka devijuar trafikun në qendër të kryeqytetit për shkak të nisjes së punimeve për zbatimin e projektit të ri për qendrën e Tiranës. Si pasojë e këtyre devijimeve trafiku rrugor ka pësuar rëndim të vazhdueshëm pasi njëri sens i lëvizjes në sheshin Skënderbej është bllokuar prej ditësh.
Kriteret për punonjësit e administratës shtetërore, për pension pleqërie
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 31, pika 1, dhe 33, të ligjit nr.7703 datë 11.5.1993, Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, të nenit 21, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, Statusi i nëpunësit civil, si dhe të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, Kodi i Punës, i ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave. Ky vendim rregullon procedurat që do të ndiqen nga organet e administratës shtetërore, të financuara tërësisht apo pjesërisht nga buxheti i shtetit, në rastet e plotësimit, nga ana e nëpunësit/punonjësit të siguruar, të kushteve për pension pleqërie, në përputhje me dispozitat e ligjit Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë. Institucione të administratës shtetërore, në kuptim të këtij vendimi, janë institucionet qendrore, institucionet e varësisë si dhe ndërmarrjet e shoqëritë tregtare shtetërore. Përjashtohen nga zbatimi i këtij vendimi të gjitha subjektet dhe individët që, pavarësisht objektit të veprimtarisë, ushtrojnë veprimtari private. Organet e parashikuara në pikën 1, të këtij vendimi, me plotësimin e kushteve për pension pleqërie, sipas dispozitave të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar, ndërpresin menjëherë marrëdhëniet e punës për këtë kategori nëpunësish/punonjësish. Nëpunësit/punonjësit, marrëdhënia e punës e të cilëve ndërpritet në zbatim të këtij vendimi, gëzojnë të gjitha të drejtat për përfitimin e pensionit të pleqërisë sipas legjislacionit në fuqi për sigurimet shoqërore.Ngarkohen organet e parashikuara në pikën 1 për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren zyrtare.