E Diel, 1 Nëntor 2026

3 shtetas kosovarë humbin jetën në afërsi të doganës Kukës-Morinë

(e plotësuar)

Kanë humbur jetën në një aksident fatal 3 qytetarë të Prishtinës.

Top News ka bërë të ditur edhe identitetin e tyre: Ardita Bytyqi, 22 vjeç, Bujar Sinani 34, vjeç dhe Xhevdet Prapashtica.

---------------

3 të vdekur ka qenë bilanci i një aksidenti të rëndë i cili ka ndodhur në orët e vona të së premtes në afërsi të doganës në Kukës.

Raportohet se dy viktimat vdiqën në vend kurse viktima e tretë ndërroi jetë në spitalin e Kukësit.

Mjeti i aksidentuar ka qenë me targa kosovare.

Pasojë e gjithë këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollin të automjetit i cili është përplasur me bordurat anësore. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›