Maqedonia shfuqizon vendimet

----------------
(E plotësuar)
Është bërë hapi drejt zhbllokimit të gjendjes mes Kosovës dhe Maqedonisë.
Qeveria e Shkupit ka shfuqizuar masën për importin e kushtëzuar të miellit.
Lajmi bëhet i ditur përmes një postimi në Facebook të zëdhënësit të Qeverisë, Muhamet Hoxha.
Zëdhënësi shkruan se vendimi do të hyjë në fuqi mesnatën e së shtunës, pra në ora 00:01 pasmesnate.
Më tutje Hoxha ka sqaruar se pas këtij vendimi pritet veprimi i Prishtinës për të hequr embargon dhe kjo do të thoshte pezullim me automatizëm të taksave për hyrje.
Zgjidhja e këtij ngërçi në mes dy shteteve është rezultat i takimit të së hënës në Prishtinë, i pasuar me kontakte telefonike në mes zyrtarëve të të dy qeverive.
Është arritur marrëveshja për zhbllokimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Këtë e ka konfirmuar për RTK-në, zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi. “Ne kemi pasur kontakte të vazhdueshme me qeverinë Maqedonase lidhur me zhbllokimin e kufirit Kosovë-Maqedoni.
Kuqi deklaroi se ka marrë konfirmimin edhe nga Qeveria Maqedonase lidhur me zhbllokimin e kufirit ndërmjet dy shteteve por që do të zyrtarizohet nesër në orën 16:00.
Kuqi nuk la pa falënderuar edhe përkushtimin e partnerëve ndërkombëtarë si dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti i cili sipas Kuqit ka luajtur një rol aktiv /Indeksonline/