E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 DOSJET e Ilir Metës

Nga Kledian Lula

Matrapazi kryeqeverisës qeverisës Ilir Meta, ndryshe nga ortakët e tij politiko-ekonomikë SALI, LULI, RULI e MEDIU, po tenton të vendos një standard të ri në bllokimin dhe keqpërdorjen e drejtësisë në luftës kundër korrupsionit të kapove të pushtetit. Pasi bëri presione agresive kundër prokurorisë, hajduti e pazarxhiu LIVE, kryesheiku ILIR META nisi procedurën e sulmeve me urdhra, makinacione, memo e copëra letrash, me të cilat po instrukton drejtësinë, se si duhet të veprojë për të trajtuar hajdutëritë dhe krimin e tij. Kur Ilir Metës i shkoi në vilë pusulla, që e njoftonte të paraqitej atje ku paraqiten gjithë hajdutët dhe kriminelët, bllokaxhiu i tenderave e koncensioneve të pista, doli në ekrane dhe iu vërsul prokurorisë me akuzën: Prokuroria po bënë lojë politike, duhet të hap dosjet e vërteta të krimit e jo ato që morën me shpifje. Sa dëgjova deklaratën e Metës, shoqëruar me vetëdeklarimin tipik prej hajduti, që thoshte: Jam i pastër, nuk ka vjedhur, nuk kam frikë nga gjykimi, më erdhën në kujtesë të gjithë akuzë-dosjet META të dërguara me shkrim, me vulë e me firmë nga ish-opozitari anti-korrupsion SALI BERISHA, të cilat për shkak të fuqisë financiare, politike e pushtetore të Ilir Metës, janë hedhur në kosh, ose janë ngurosur.

30 dosjet e zeza me emrin META, që nuk janë hapur nga drejtësia

1.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 29 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka punësuar në polici 35 persona në kërkim nga drejtësia për krime të rënda ekonomike e njerëzore, 4 nga të cilët në poste drejtuese dhe gjithashtu 124 të tjerë në sektorët e krimit, të skeduar persona me precedentë e aktivitet penalë në hetim.

2.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 17 faqe: Kryeministri Ilir Meta, blen 31 pasuri të patundëshme duke përdorur kryeadministratorin e firmave piramidale Farudin Arapi, të cilit i ka firmosur zhdukjen e dosjes së 1.2 milion dollarëve që ka përfituar nga këto firma.

3.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 11 faqe: Zv/Kryeministri Ilir Meta, urdhëron tërheqjen nga banka dhe zhdukjen pa adresë të 500 mijë dollarëve të taksës së solidaritetit të policisë, mbledhur në pikat e kalimit të kufirit

4.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 22 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos dokumentacion fals për të ligjëruar zhdukjen e 530 milion lekëve donacione të Ministrinë e Punës, akorduar për politikat kombëtare të nxitjes së punësimit.

5.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 43 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka zhdukur me firma e vula tenderash fiktivë 13 milion dollarë të rikonstruksionit të rrugëve në akset Tiranë-Durrës-Fushë-Krujë-Elbasan.

6.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 8 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos vjedhjen prej ortakëve të tij, të 200 mijë ton grurë dhe 100 mijë ton vaj ushqimor ndihmë e SHBA, duke plotësuar dokumente false që në PORT, sikur u hodhën në  det si të skaduar.

7.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 19 faqe: Kryeministri Ilir Meta, vjedh 250 milion lekë nga buxheti i shtetit, realizon blerje false vagonësh austriakë, te cilët janë  kategoria skrap, firmos shitjen e tyre për shkrirje.

8.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 22 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos dhe lejon firmën polake Gdansk në Portin Detar Durrës, të shes kapitalet shqiptare dhe të largohet, duke lënë një borxh prej 11 milion dollarë ndaj arkës së shtetit.

9.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 113 faqe: Kryeministri Ilir Meta, miraton skemën e privatizmit të TELEKOM, me vlerë të paracaktuar të shitjes 600 milion lekë, i barabartë ky çmim  me të ardhurat financiare të 3 muajve punë të TELEKOM.

10.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 53 faqe: Zv/Kryeministri Ilir Meta, akuzohet si organizator i zhdukjes nga banka e Kursimeve, të 185 milionë dollarë depozita, të ngurosura nga llogaritë e firmave piramidale.

11.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 134 faqe: Kryeministri Ilir Meta, i jep pa asnjë studim 2.2 milion dollarë fond nga buxheti i shtetit, firmës fantazmë australiane Citaroil për rikonstruksionin e sektorit të shpim-kërkimit të naftës në Patos.

12.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 48 faqe: Kryeministri Ilir Meta, mbulon skandalin e 200 mijë palë këpucëve të blera prej ushtrisë dhe të 12 milion dollarëve mallra ushqimorë e veshmbathje për ushtrinë, me cilësi mall jashtë përdorimit, largon dhunshëm nga detyra publikuesin e aferës, gjeneral Cikalleshin.

13.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 15 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka firmosur pa tender, blerjen e 45 veturave qeveritare, me çmim 10 herë më të larta se tregu i lire.

14.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 12 faqe: Kryeministri Ilir Meta, akuzohet nga Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri, mbasi ka firmosur përfshirjen në delegacionet qeveritare me pasojë daljen jashtë Shqipërisë, të 43 personave në kërkim.

15.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 83 faqe: Kryeministri Ilir Meta, urdhëron kalimin në llogarinë humbje të 500 milion lekëve nga buxheti i shtetit, akorduar si fonde rikonstruksioni për Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës.

16.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 13 faqe: Kryeministri Ilir Meta, firmos përdorjen për dieta e shërbime të këshillit të Minsitrave, të 750 mijë dollarëve, akorduara nga PNUD për reformimin e pushtetit lokal.

17.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 36 faqe: Zv/kryeministri Ilir Meta, mbulon abuzimin 520 milion lekë, bërë me tenderat fiktivë në prodhimet filatelike në Ndërmarrjen e Postave Shqiptare. Hapet dosja, dënohet drejtorja Liza Hoxha, ndërsa Ilir Meta del i pastër pa u futur fare në hetim.

18.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 57 faqe e skica grafike: Kryeministri Ilir Meta, organizon grabitjen e rezervës së floririt thesar shtetëror, duke hapur tunelin në Kërrabë e duke bllokuar trajtimin e çështjes në mbledhjen e qeverisë e parlament.

19.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 6 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka firmosur blerjen pa tender dhe me çmim tepër të lartë, të energjisë elektrike nga importi, me abuzim 35 milion dollarë.

20.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 20 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka firmosur 800 milion lekë reklama publicitare, të përvetësuara nëpërmjet llogarive e dokumentacionit të falsifikuar në Televizionin Publik Shqiptar.

21.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 17 faqe: Ish-Kryeministri Ilir Meta, akuzohet publikisht nga kryeministri Fatos Nano, se ka firmosur abuzimin me 600 milion lekë për buxhetin e SHISH, justifikuar me pagesa fiktive të agjentëve te rekrutuar.

22.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 26 faqe: Kryeministri Ilir Meta, në bashkëveprim me kunatin e tij Drini Kryemadhi, Drejtor i Përgjithshëm i Transportit Publik (patenta-targa), realizon legalizimin në Shqipëri, të makinave të vjedhura e të trafikuara.

23.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 8 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka abuzuar me 2 milion dollarë në tenderin e investimeve publike trotuare-kanalizime, ndriçim e gjelbërime në lagjen Kombinat në Tiranë, duke përdorur bashkëshorten e tij, deputeten e zonës Monika Kryemadhi.

24.   Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 17 faqe: Kryeministri Ilir Meta, ka urdhëruar ne shkrim skandalin e vjedhjes së 3 milion dollarëve, nëpërmjet tenderit fiktiv të blerjes së bazës materiale për Korporatën Elektro-energjetike.

25.    Denoncues me shkrim SALI BERISHA, dosje me 5 faqe: Kryeministri Ilir Meta, akuzohet për 2 punëtorët e vra

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›