E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 artistë për 100-vjetorin e pavarësisë

Ekspozitë kolektive e organizuar në kuadër të njëqind vjetorit të pavarësisë do të hapet më 20 nëntor në galerinë e artit në Ferizaj. Pjesëmarrës do të jenë artistë nga Akademia Evropiane e Arteve dhe Unioni i Artistëve pa kufij.

E njëjta ekspozitë do të hapet në Galerinë e Durrësit e më pastaj do të udhëtojë nëpër Evropë. Ndërkaq, e veçanta tjetër është se kjo ekspozitë organizohet edhe me rastin e katër vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen pikturat e artistëve si: Ibrahim Kodra, Agim Ramadani, Afërdita Hoxha, Ardiana Sejdaj, Avni Behluli, Emrush Xhemajli, Jetullah Haliti, Miradije Ramiqi, Nelly Haliti etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›