E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isabella Ferrari nxit debate në Romë

Ndonëse bëhet fjalë për një film të regjisorit të talentuar, Paolo Franchi, ku skenat nudo nuk janë detyrimisht të pëlqyeshme, por as shokuese, sekuencat e filmit “E la chiamano estate” ku Isabella Ferrari shfaqet nudo janë debatuar shumë gjatë Festivalit të Filmit në Romë.

Filmi pritet të shfaqet mbrëmjen e sotme, ndërsa sot në mëngjes Isabella Ferrari u ka rrëfyer gazetarëve, se si ka pranuar rolin e Anna’s.

“Kur Paolo Franchi më propozoi të bëja këtë rol, duhet ta pranoj se nuk e kisha kuptuar mirë. Por për mua, regjisori është i rëndësishëm dhe pasi e takova, vendosa të pranoja ofertën. Paolo më ka kërkuar të mos rindërtoj asgjë, të mos krijoja maska dhe kjo për mua ka qenë diçka e bukur. Në xhirimin e skenave nudo nuk kam ndjerë aspak siklet, pasi vija pas një pune të gjatë me regjisorin”, u shpreh ajo.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›