30 ditë grevë urie, policia nuk lejon Agim Kollçakun të rikthehet në tendë
Tiranë- 30 ditë mbushën sot që nga fillimi i grevës së urisë së ish-të përndjekurve, ndërkohë që pavarësisht dinamikave dhe vendimit të Gjykatës së Tiranës për të shpërndarë grevën, grevistët nuk pranojnë të lëshojnë tendat.
Mësohet se mëngjesin e sotëm ka tentuar t`I rikthehet grevës ish-I dënuari politik Agim Kollçaku, I dërguar mbrëmë në urgjencë për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore por nuk është lejuar nga forcat policore që t`I bashkohe grevës.
Sot, ai është kthyer sërish me autoambulancë para ambienteve të grevës dhe qendron aty pasi nuk lejohet nga policia të bashkohet me shokët.
Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e rëndohet,ndërkohë që dje ata kanë deklaruar se iu janë hequr ilacet dhe lëngjet, problem ky i denoncuar edhe nga Avokati i Popullit Igli Totozani.
/IDEA/