Shënohet një tjetër skenar pedofilie. 47-vjeçari përdhunon një 8-vjeçare
Delvinë- Një tjetër skenar shokues dhune dhe abuzimi është shënuar ditën e sotmë në qytetin e Delvinës, teksa një 47-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka përdhunuar një të mitur vetëm 8 vjeç.
Bëhet fjalë për shtetasin Panajot Anagnosti, 47 vjeç I cili ishte njëkohosisht edhe bashkëjetuesi i nënës së vajzës së mitur.
Policia lokale saktëson se ngjarja është regjistruar dy ditë më parë në fshatin Krane, të Delvinës, ndërsa përdhunimi është denoncuar dje nga e ëma e vajzës.
Mësohet se ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar përdhunimin, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e detajeve të mëtejshme të kësaj ngjarjeje të rëndë.
/IDEA/