E Shtunë, 31 Tetor 2026

30 ditë protesta në Bullgari

Në Bullgari protestat anti-qeveritare vazhdojnë prej 30 ditësh, ndërsa protestuesit i kanë bërë thirrje  kabinetit socialist që udhëheq vendin që të largohet.

Deri tani, qeveria nuk është përgjigjur ndaj thirrjes së protestuesve.

Fillimisht gjithçka nisi me emërimin e diskutueshëm të pronarit të medias Delyan Peevski si kreu i ri i Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare. Zemërimi publik përfundimisht çoi në largimin e tij, por demonstratat kanë vazhduar çdo ditë. Shumë zgjedhës u ndien të tradhtuar dhe të keqpërdorur nga një elitë e korruptuar politike.

Të hënën, Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Bullgari kanë mbështetur protestuesit në një deklaratë të përbashkët.  Ata theksojnë se zëri i shoqërisë civile duhet të dëgjohet dhe paralajmëron se modeli oligarkike nuk është në përputhje me ligjet e  Bashkimit Europian.

Në shkurt qeveria e kryeministrit Bojko Borisov dha dorëheqjen pas protestave masive kundër çmimeve të larta të energjisë elektike.  Nëse qeveria bullgare do të qëndrojë në pushtet me gjithë protestat, është vështirë të parashikohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›