E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa kombëtare e Francës, Nishani uron Presidentin Hollande

Kreu i shtetit Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit François Hollande me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

Në mesazhin e urimit, presidenti Nishani vlerëson marrëdhënimet shumë të mira mes dy vendeve dhe angazhimin e Shqipërisë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Franceze, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, tJu përcjell Juve dhe popullit mik francez, urimet më të mira dhe më të përzemërta! Më lejoni, Shkëlqesi, të nënvizoj, me këtë rast se, ne vlerësojmë veçanërisht marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit me Francën dhe jemi të angazhuar për zhvillimin e zgjerimin e tyre të mëtejshëm në planin dy dhe shumëpalësh, në fusha me interes reciprok për dy vendet tona dhe në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë thekson Nishani.

Presidenti ka vlerësuar lart edhe mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›