E Enjte, 5 Nëntor 2026

30-vjetori i Lëvizjes së Dhjetorit/ Rama: Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë

Sot përkujtohet 8 Dhjetori, dita kur studentët e të rinjtë dolën në rrugë për të rrëzuar regjimin komunist.

Përmes një statusi në Facebook, Kryeministri Edi Rama shprehet se “30 vjet janë shumë në rrugën e një njeriu, por jo edhe aq në rrugën e historisë së një vendi e sidomos kur kjo është koha e kalimit nga një diktaturë ekstreme, në një demokraci funksionale.

Në përkujtim të kësaj dite, ku prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë Shqiptare, Kryeministri Edi Rama duke publikuar edhe një foto pjesë të kësaj lëvizje, i konsideron “vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge”.

“Bëhen plot 30 VJET sot nga dita, apo më saktë mbrëmja e daljes së studentëve në rrugën pa kthim të daljes prej diktaturës. Vite të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë sonë dhe një privilegj i jashtëzakonshëm të qenurit pjesë aktive e përpjekjeve përgjatë kësaj rruge, së bashku me nderin e madh të udhëheqjes së vendit në 7 vitet e fundit, pavarësisht thinjave të shtuara me një shpejtësi marramendëse në këto vite”, shprehet Rama.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›