E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lëvizja Studentore/Kryemadhi: 30 vjet më parë, rinia ndezi një shpresë të re

Në përkujtim të Lëvizjes Studentore të dhjetorit 1990, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se “30 vjet më parë, rinia e Shqipërisë ndezi një shpresë të re duke i dhënë vendit tonë një drejtim të ri”.

Kryemadhi thekson se kurajoja dhe vizioni i tyre çeli rrugën e afrimit të vendit tonë me familjen europiane.

“Ashtu si të rinjtë e 30 viteve më parë, është rinia e sotme që mund t’i japi Shqipërisë drejtimin e ri për të cilin kemi nevojë. Një Shqipëri ku kushdo gjen shpresë, ku të gjithë kanë mundësi për punësim të mirëpaguar, ku çdo shqiptar ëndërron ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e tij. Unë do të vazhdoj të mbështes të rinjtë, jo vetëm me fjalë por me veprime, sepse është rinia e sotme që do të krijojë një të nesërme më të mirë në Shqipëri. Ne duhet të punojmë për të mbështetur fort brezin e ri dhe t’i japim atyre të gjitha mundësitë që kanë nevojë për të qëndruar në Shqipëri”, shprehet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›