E Shtunë, 31 Tetor 2026

300 mije shqiptare festojne rrezimin e komunizmit

300 mije shqiptare kane festuar dje 20-vjetorin e rrezimit te sistemit diktatorial te Enver Hoxhes. 20 shkurti i vitit 1991 ka hyre ne kujtesen historike te popullit shqiptar si dita kur u permbys monumenti i diktatorit Enver Hoxha i vendosur ne qender te kryeqytetit. Pas rrezimit demonstruesit terhoqen zvarre monumentin pergjate rrugeve kryesore te Tiranes duke e sjelle ne Qytetin Studenti ku edhe u copetua. Ky akt u parapri nga momente te cilat do te shenonin edhe ndarjen me te shkuaren dhe fillimin e nje epoke te re ate te demokracise. Ne nderim te kesaj dite Forumi Rinor i Partise Demokratike organizoi dje koncert festiv ku moren pjese mijera shqiptare nga te gjitha rrethet e vendit

Koncerti festiv i organizuar nga FRPD eshte celur nga Ciljeta Xhilaga e cila edhe drejtoi spektaklin. Ajo ftoi te kendonin para mijera te pranishmeve fillimisht kengetaren Jonida Maliqi qe shoqerohej nga Big Basta. Koncerti festiv u nderthur edhe me pershendetjet e deputeteve demokrate. E para qe mori fjalen ishte ligjvenesja Rajmonda Bulku e cila u pasua me tej nga te tjere kengetare qe u dhane edhe me shume ritem festimeve. Shqiptaret e mbledhur ne sheshin Nene Tereza jane shoqeruar nga muzika ritmike e kengetarit Flori Mumajezi dhe pas tij Eranda Libohova. Koncerti vijoi me kengetaren Juliana Pasha ndersa si interval mes dy kengeve ishte kujtesa e bere nga Ciljeta Xhilaga.

Koncerti i madh festiv eshte pershendetur me tej dhe nga kreu i qeverise Sali Berisha dhe pas fjales se tij kane vijuar perseri ritmet e muzikes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›