Deklarimi i pasurise ILDKP kallezim penal per 3 zyrtare

Dy kryetare komunash dhe nje punonjes i tatimeve shkelin ligjin
Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive kallezon penalisht tre zyrtare te larte per fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Kryetari i komunes Dajt Kujtim Qefalia kryetari i komunes Gose ne Kavaje Sinan Shala dhe pergjegjesi i Agjencise Tatimore Tepelene Adrian Zhupa kane deklaruar me pak pasuri nga sa zoterojne realisht. Pas verifikimeve eshte konstatuar shkelja e bere prej tyre dhe ILDKP ne zbatim te ligjit ka bere gati kallezimet penale.
Shkelja e ligjit
Kreu i komunes Dajt ne kryeqytet Kujtim Qefalia ka deklaruar prane ketij institucioni shume pa pak pasuri nga sa zoteronte realisht. Pas verifikimeve te bera ILDKP ka konstatuar mosdeklarimin e 3 trojeve me siperfaqe 1110 m2 njeri prej te cileve ne bashkepronesi te blera me vlere 5.9 milione leke mosdeklarimin e dy tokave are me siperfaqe totale 17.000 m2 te blera me vlere totale 22 milione leke mosdeklarimin e nje dyqani me siperfaqe 70 m2 me vlere 200.000 leke dhe nje magazine blere me vlere 3.5 milione leke mosdeklarimin e 3 automjeteve per te cilat subjekti pretendon se jane jashte perdorimit por nuk posedon dokumentacionin perkates dhe mosdeklarimin e nje llogarie bankare ne shume 475.000 leke. Gjate hetimit administrativ ka rezultuar se nuk ka nje burim te identifikueshem per krijimin e pasurise te krijuar nder vite nga ana e subjektit. Ne vitin 2007 subjekti ka shitur 100 te aksioneve te tij ne shoqerine Vllaznia sh.p.k ne shumen 65.000.000 leke. Te ardhurat e kesaj shoqerie nga viti 1999 deri ne momentin e shitjes nuk jane terhequr nga subjekti por jane perdorur vetem per rritjen e kapitalit themeltar - sqaron ILDKP e cila pasi konstatoi shkeljet e para vendosi masen administrative gjobe. Por as pas ketij vendimi Qefalia nuk ka dhene sqarime per pasurine tij duke bere qe ILDKP te kerkoje ndjekje penale. nje tjeter shkeles i ligjit eshte kreu i komunes Gose Kavaje i cili ka perfituar ne menyre te paligjshme disa kabina plazhi se bashku me truallin prone publike te ndodhura ne zonen e plazhit te Karpenit Kavaje. Keto asete me pas i ka shitur me vlere reale 200.000 euro por te deklaruara ne ILDKP si te shitura ne vleren 5 milione leke. Shala nuk ka deklaruar gjithashtu kontraten e sipermarrjes nga vajza e tij me nje kompani private per ndertim dyqani nderkohe qe ka deklaruar ne menyre te rreme dhe disa pasuri te tjera. Adrian Zhupa eshte zyrtari i trete qe do te ndiqet penalisht. Ne perfundim te kontrollit te kryer per te ILDKP ka konstatuar se gjate disa viteve subjekti nuk ka deklaruar likuiditete ne banke te cilat ne 31.12.2009 ishin ne shumen 2.811.773 leke. Gjithashtu nga analiza e deklarimeve vjetore te subjektit dhe te dhenave te siguruara gjate procesit te kontrollit ka rezultuar se interesat private te subjektit nuk mbulohen me burimet e deklaruara. Ne perfundim te hetimit administrativ ILDKP arriti ne perfundimin se subjekti ka bere deklarim te rreme dhe ka fshehur pasurine. Bazuar ne keto konkluzione Inspektorati i Larte ia referoi ceshtjen organit te prokurorise per nisjen e ndjekjes penale - njoftoi dje Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive.