E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Energjitikës shpjegon shkaqet e Black out në gjithë Shqipërinë

Ministri i Ekonomisë dhe drejtori i Qendrës Dispeçer të Energjisë kanë reaguar për defektin e rëndë të një nate më parë në sistemin energjetik të vendit. Sipas tyre situata është kthyer në një kohë rekord nën kontroll. U stakua linja e Podgoricës, u stakua linja Vaut i Dejës- Tiranë, u krijua një mbingarkesë në linjat e tjera dhe si pasojë patëm një rënie të sistemit

energjitik për një periudhë rreth gjysmë ore tha Prifti. Sistemi energjitik, sidomos në kohën e pikut të ngarkesë është dizenjuar që të përballojë daljen nga puna të një elementi të vetëm, ai që quhet kriteri në  -1.  Praktikisht dolën njëkohësisht nga puna dy elemente, çka u shoqërua me daljen nga puna edhe të elementëve të tjerë për shkak të mbingarkesës dhe mbitensionit në disa raste. Megjithatë analiza do të vazhdojë dhe ne do të marrim masat tona, ato që do të mundemi në mënyrë që të jemi sa më të mbrojtur nga fenomene të tilla tha Luan Aranitasi.

Last Updated on E Enjte, 25 Shkurt 2010 09:26

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›