E Diel, 1 Nëntor 2026

300 numra Bluetooth, mbrëmje festive me personazhe të njohur

TIRANE - Suplementi Bluetooth i Gazetës Shqiptare feston numrin e 300-të të botimit në treg. Në një atmosferë festive janë mbledhur së bashku artistë, gazetarë, si dhe personalitete të fushave të ndryshme të cilët kanë qenë në fokus të suplementit Bluetooth, përgjatë këtyre viteve.

Me një histori të gjatë suksesi në treg, suplementi i Gazetës Shqiptare Bluetooth ka përcjellë te publiku ngjarje, copëza të jetës së personazheve të ndryshme të artit, kulturës, medias dhe politikës, ndaj të cilëve kurioziteti për të mësuar më shumë nga ana e publikut ka qenë gjithmonë e më i madh.

Drejtues të këtij suplementi, ideatorët e parë, por dhe ata që kanë punuar ndër vite kanë përcjellë urimet për një vazhdimësi të suksesit të Bluetooth.

I njëjti urim është e përcjellë edhe nga ata që në shtypin rozë konsiderohen si persona VIP, ndaj të cilëve Bluetooth mbetet i fokusuar duke përcjellë te publiku momente të veçanta, pse jo dhe shpesh herë pikante që tërheqin vëmendjen e publikut.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›