Interkonjeksioni Tiranë-Shkup, Naço takim me kompani bullgare
TIRANE - Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço ka pritur në një takim përfaqësues të kompanisë bullgare EMU a.d. Targovishte, e cila tregoi interesin kryesor për fushën e privatizimit të HEC-eve si dhe marrjen me koncesion të linjës së interkonjeksionit Tiranë –Shkup.
Pasi i njohu me arritjet e Shqipërisë në fushën e energjisë si dhe mundësitë që ofron vendi ynë në këtë sektor, Ministri Naço shprehu kënaqësinë e tij për interesimin e kompanive të huaja për të investuar në sektorin e energjisë, si dhe mbështetjen e tij maksimale për ndërtimin sa më shpejt të linjës së interkonjeksionit mes Tiranës dhe Shkupit.
Po ashtu, ministri i Naço siguroi edhe njëherë kompanitë e huaja se qeveria shqiptare do të jetë një partnere serioze. Ai e ftoi kompaninë EMU që të konkurronte për koncesionin e linjës së interkonjeksionit Tiranë-Shkup, duke i siguruar ata se gara do të jetë e hapur dhe transparente.
(er.nu/BalkanWeb)