3000 turiste interes per Muzeun Mesjetar ne Korce

Turistë të huaj mbushin sallat e muzeut mesjetar të Korcës për t’u njohur me artin e punimit të ikonave, që i përkasin periudhes bizantine dhe postbizantine.
Janë turistë italianë. Sapo kanë mbërritur në qytetin e Korçës dhe janë drejtuar tek Muzeu i Artit mesjetar. Të mahnituar nga arti i punimit të ikonave janë të vendosur të shohin me detaje të gjitha sallat ku është ekspozuar fondi i këtij muzeu.
Përfshirja në guidat turistike të Rajonit Juglindor, por edhe ekspozimi i tij ka sjellë në Korçë enkas për ta vizituar atë më tepër se 3 mijë turistë shumica prej tyre të huaj.
Fondi prej më tepër se 6.500 ikonash dhe mbi 1.500 objekte të punuara në gur metal gdhendje në dru dhe tekstil ruhet në kushte optimale dhe mikroklimë të përshtatshme. Por pavarësisht kësaj,drejtoria e muzeut përsërit kërkesën për ndërtimin sa më shpejt të ndërtesës ,ku është parashikuar të zhvendoset fondi i muzeut ekzistues.