E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimet e politikes italiane pas denimit te Berluskonit

Tashmë në Itali jo vetëm opinioni publik por sidomos klasa politike pyesin se cfarë do të ndodhë pas konfirmimit për dënimin e ish kryeministrit italian Berluskoni. Qeveria e kryeministrit Leta, i cili bën apel për mbrojtjen e interesave të vendit, shprehet e vendosur për të vazhduar programin e nisur. Nga ana e tij Berlusconi ka organizuar një takim me zyrtarë të partisë për në orën 17 të ditës së sotme. Këta të fundit kanë nxituar të theksojnë se Berluskoni do të mbetet lideri i tyre pavarësisht asaj që mund të ndodhë.ish sekretari i partisë demokratike Bersani i ka bërë thirrje përfaqësuesve të partisë së Berluskonit që të vendosin nëse duan të jenë politikanë të pavarur apo një grup që varet nga kryetari i tyre. Ndërsa për atë që do të ndodhë ai shprehet se është ende herët dhe se të gjithë duhet të reflektojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›