E Diel, 1 Nëntor 2026

31 familje në Vushtrri nxirren në rrugë

Selvie Tërrnava, nënë e katër jetimëve nga Vushtrria, nga mesi i muajt gusht do të mbetet në rrugë. Banesën, në të cilën i ka rritur fëmijët, pas vdekjes së të shoqit, do t'ua merr shteti. Kjo për pasi ndërtesa kolektive ku u vendos 14 vite më parë, Selvia, po del të jetë pronë e dikujt tjetër.

Ajo zotohet të qëndrojë deri në fund, derisa nuk ka zgjidhje tjetër. “Unë nuk e lëshoj kurrë këtë vend. Buri mu ka var në luftë, dhe nuk kam kah më shku. Krejt paret që i kemi pas kam investu këtu. Tash i kam veç fëmijët, ata nuk kanë kërkënd përveç meje”, thekson Selvija.

Kur lufta kishte përfunduar, pa strehë mbi kokë ajo bashkë me shumë familjarë tjerë të kësaj ane kishin gjetur strehim në objektet, asokohe pa pronarë. Nga një godinë me vetëm shtylla betoni si e gjetën në vitin 1999, banorët e përkohshëm me investimet që kanë bërë e kanë kthyer atë në apartmane për jetë normale. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›