E Diel, 1 Nëntor 2026

31 milione euro kredi nga BB per sistemin e ujitjes

Nënshkruhet marrëveshja e huasë mes ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore për projektin e Burimeve Ujore dhe Ujitjes me shumen 31 milion Euro. Ky projekt ka si objektiv kryesor krijimin e kuadrit strategjik per menaxhimin e burimeve ujore ne nivelin kombetar dhe ne basenet e lumit Drin–Bune dhe Seman. Konkretisht me këtë fond, do të mundësohet rehabilitimi i Digave dhe i Sistemeve të Ujitjes dhe te Kullimit; si dhe mbështetje Institucionale për Menaxhimin e Burimeve Ujore. Projekti është parashikuar të përfundojë më datën 31 Maj 2018 dhe do të zbatohet nga Ministria e Bujqësisë, nga Ministria e Mjedisit. Banka Botërore i ka dhënë prej kohësh prioritet financimit me kredi të buta sektorëve të menaxhimit të ujit dhe energjisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›