Mediu eshtja kombetare qellim primar i PR-se

Zgjidhja e çështjes kombëtare për Partinë Republikane nuk mund të vijë përmes deklaratave. Kryetari Fatmir Mediu deklaroi votën pro rezolutës për çështjen çame.
Duke folur në konferencën e PR-së të degës së Tiranës Mediu tha se Partia Republikane që në themelimin e saj, cështjen kombëtare e ka pasur qëllimin e saj primar.
“PDIU ka përcjellë një rezolutë në parlament të cilën ne e mbështesim sepse e kemi mbështetur dhe ngritur kur të tjerët heshtnin apo e injoronin. E kemi ngritur ne takimin me Presidentin Grek ne 95, kreministrin Grek, Kongresin Amerikan, Parlamentin Europian, parlamentin shqiptar”- deklaroi Mediu.
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i ka bërë apel opozitës të votojë 3 ligjet e kërkuara nga BE për integrimin e vendit, duke lënë mënjanë dallimet politike dhe të punojë për interesat e vendit.
Mediu ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se bllokoi marrjen e statusit të vendit kandidat për interesa partiake.
“Për interesa partiake Rama dhe Partia Socialiste nuk votuan 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian dhe justifikimi fsheh një kënaqësi për mosmarrjen e statusit dhe për të ndjekur një linjë që është inekzistente. Bashkimi Europian na kërkon të votojmë 3 ligjet që Shqipërisë t’i jepet statusi i kandidatit prandaj është momenti që Rama dhe PS-ja të reflektojnë që t`i japim shqiptarëve atë që kanë ëndërruar dhe atë që kanë merituar”-tha Mediu.
Kreu i PR-së i ka cilësuar si të pavërteta dhe absurde pretendimet e PS-së se zgjedhjet janë kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Askush nuk i ka vendosur zgjedhjet si kusht pasi ato janë një kusht për nisjen e negociatave të Shqipërisë për në BE . E drejta e votës nuk është monopol i politikës, por një e drejtë për shqiptarë dhe politika duhet ta respektojë atë. PS-ja duhet të distancohet nga individë brenda dhe jashtë saj që nuk e duan Shqipërinë në BE”- vijoi Mediu.
Kreu republikan ka theksuar se është koha për të thënë të vërtetat, duke u shprehur për një revolucion të së djathtës.
Gjithashtu Mediu ka theksuar edhe domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së pronave.