E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE premtime per luften ndaj krizes

Udhëheqësit e BE pas më shumë se tetë orë bisedimesh në samitin e Brukselit, ranë dakord mbi një plan për të ardhmen e bashkimit monetar.
Liderët premtuan që të ecin përpara me vendosjen e një mekanizimi që do të qetësojë situatën e bankave me probleme, megjithëse nuk ishte e qartë se si do të funksionojë ky mekanizëm.
“Ramë dakord për një plan zhvillimi dhe diskutuam për aspekte të ndryshme të këtij plani. E rëndësishme është të përcaktojmë se kur dhe cfarë do të bëjmë”- deklaroi Merkel.
Ata diskutuan paraprakisht mbi mënyrën se si vendet mund të arrijnë objektivat ekonomike dhe për krijimin e një "fondi solidariteti" për të ndihmuar vendet anëtare që vuajnë goditjet ekonomike, por pa u thelluar më tej në këto cështje.
Për presidentin francez Hollande, faza e dytë e bashkimit bankar është rikapitalizimi i drejtpërdrejtë i bankave.
“Në të vërtetë, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2013, rikapitalizimi të zhvillohet në rrethana të përcaktuara”.
Hollande është shfaqur i kënaqur nga arritjet e samitit
“Mendoj se kushtet për të dalë nga kriza e eurozonës janë plotësuar me në fund. Ne do të krijojmë kushtet për të dalë vet nga kriza e ekonomike”.
Samiti dy ditor i Brukselit është i gjashti dhe i fundit për këtë vit. Megjithatë, asnjë vendim konkret nuk u mor nga ky takim. Në fakt, ai kishte të bënte më shumë me angazhimet verbale për të ecur më përpara.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›