32-vjeçari i ekzekutuar në vitin 2008, sekuestro pasurisë prej 3 mln Eurosh
Tiranë- Gjykata e Tiranës me urdhër të Prokurorisë ka vendosur sot sekuestrimin e pasurisë së Elton Deliut (Çaushi), i cili është ekzekutuar në vitin 2008.
Me anë të një vendimi atij i është sekuestruar një pasuri në total prej 3 milionë Eurosh që sipas gjykatës është vendosur në mënyrë të jashtligjshme.
Pas verifikimeve të bëra në Zyrën e Regjistrimit të Psurive, bankave apo Drejtorisë së Transportit është vënë re se kjo pasuri ishte regjistruar edhe në emra të disa familjarëve të tij, mes të cilëve edhe e ëma, e cila u ekzekutua në të njëjtën ditë me të birin.
Pasuria e regjistruar në emër të Elton Deliut
1. 10.000 m2 sipërfaqe toke në Tiranë
2. 3 lokale në Tiranë (2 në rr. Myslym Shyri dhe 1 në rr. e Dibrës)
3. 3 apartamente në Tiranë dhe 1 vilë në Durrës
4. 4 automjete, njëri prej të cilëve furgon i blinduar.
Pasuria e regjistruar në emër të F.Deliut (nëna e Elton Deliut)
1. 12.300 m2 sipërfaqe toke në Durrës
2. Llogari në dy banka, nëpërmjet të cilave ka kryer gjatë vitit 2008 transaksione në vlerat 650.000 euro dhe 954.000 USD
Gjithashtu pasuri ka pasur të regjistruar edhe në emër të shtetasve A.Musaraj dhe A.Sako, të afërm të personit në fjalë.
Në emër të shtetases A.Musaraj, rezultojnë të regjistruara:
1. 2 automjete
2. 5000 m2 sipërfaqe toke, të cilat rezultojnë të regjistruara në ZRPP në emër të shtetasit A. Sako, por që i kanë kaluar me kontratë shitje shtetases A.Musaraj.
3. Aktivitet privat person fizik (lokal), debitor pranë organeve tatimore
Në emër të shtetasit A.Sako, rezultojnë të regjistruara:
1. 3 automjete
2. 1 apartament
3. 2400 m2 sipërfaqe toke
4. Aktivitet privat person fizik (lokal), i rregullt në pagesën e detyrimeve
Elton Deliu u ekzekutua në dhjetor të vitit 2008. Dy persona të paindetifikuar janë ngjitur në apartamentin e tij dhe sapo nëna e Deliut hapi derën ata e kanë qëlluar, më pas ekzekutuan 32-vjeçarin. Viktimat janë gjetur nga bashkëshortja e Eltonit, e cila nuk ndodhej në shtëpi.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: