E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk i paguante rrogat, punëtorët djegin pronarin dhe gruan e tij (FOTO)

Indi- Të egërsuar nga indiferenca e tij ndaj problemeve te tyre, qindra punëtore te nje plantacioni çaji ne Indi kane djegur te gjalle pronarin dhe bashkeshorten e tij.

Punetoret nuk paguheshin prej disa muajsh, por ajo qe ndezi zemerimin e turmes ishte pushimi i padrejte nga puna i dy prej tyre.

Pas mosmarreveshjeve me shume se dy javore me drejtuesit, punetoret kane rrethuar banesen e pronarit e i kane vene flaken. Trupi i shkrumbuar i Mridul Kumar Bhattacharyya dhe se shoqes, u gjet me vone mes germadhave.

Incidenti ndodhi pasditen e se merkures ne MKB Tea Estate, nje prej shume plantacioneve ne shtetin e Assamit, i famshem per çajin e tij.

Kerkesat per pagese me te larte dhe kushte me te mira pune i kane nxjerre disa here ne proteste punetoret e çajit ne kete zone, por zerat e tyre nuk jane degjuar.

Policia ka arrestuar tre persona ne lidhje me ngjarjen e rende, ndersa sqaroi se Bhattacharyya ishte perballur edhe dy vjet me pare me egersine e punetoreve te pakenaqur ne te nje tjeter plantacion ne pronesine e tij.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›