E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja 9 police ne pranga shkarkohet drejtori i burgut

Ndeshkohet shefi i policise se Shenkollit dhe tete vartesit e tij neglizhuan ruajtjen dhe sigurine ndaj te burgosurit kurse mjeku duket se ka paraqitur diagnoze te pasakte.

Shefi i policise mjeku dhe tete punonjes te tjere te burgut te Shenkollit jane vendosur ne pranga pas arratisjes se Admir Tafilit kurse drejtori i ketij burgu Mark Lleshi eshte shkarkuar nga detyra. Urdher-arrestet jane nxjerre nga prokuroria e rrethit te Shkodres per shkak se hetimet paraprake tregojne se ka pasur elemente te shperdorimit te detyres nga ana e punonjesve te shtetit. Prokuroret e Shkodres kane deklaruar se gjate hetimit te deritanishem eshte verejtur se kishte elemente te mosrespektimit te rregullave per ruajtjen e nje te burgosuri qe kishte perfituar liri disaoreshe per takim me familjen e tij.

Hetimi

Prokuroret deri dje mohuan te kishte nje bashkepunim apo dhenie ryshfeti por vetem humbje te vemendjes ne krye te detyres si edhe mosrespektim te menyres per vezhgimin dhe ruajtjen e te burgosurit. Nje nate me pare drejtori i burgut Mark Lleshi deklaroi per gazeten se te denuarin e kishte derguar me leje ne shtepi duke respektuar te gjitha procedurat ligjore per raste te tilla. Nderkohe ne nje reagim te saj Ministria e Drejtesise ka hedhur dyshime se vec te arrestuarve mund te kete te tjere te perfshire me apo pa dashje ne planin e arratise se Admir Tafilit. Kjo e fundit ne deklaraten e saj njofton se per sa i perket gjendjes shendetesore te nenes se te arratisurit qe ka sherbyer edhe si motiv per lejen pergjegjes jane mjeket lokale. Ne rastin e trajtimit me leje per arsye shendetesore jane autoritetet lokale te shendetesise qe leshojne dokumentacionin provues - thuhet ne deklaraten e ministrise.

Arratisja

Ne njoftimin zyrtar te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve thuhej se Admir Tafili dhe i vellai kishin marre nje leje 8-oreshe qe do te kryhej ne daten 2.10.2010 nga ora 0900 deri ne oren 1800 nen shoqerimin e forcave te policise te IEV Penale Lezhe. Ashtu sic ishte parashikuar ne daten 2.10.2010 eshte bere shoqerimi i dy te denuarve per ne familjen e tyre. Sipas ketij njoftimi ne oren 1130 te denuarit kane mberritur ne familjen e tyre dhe rreth ores 1510 nga forcat e policise qe po e shoqeronin eshte konstatuar se i denuari Admir Tafili eshte larguar nga banesa e tij nepermjet dho mes se gjumit ku po qendronte bashke me bashkeshorten. Policet qe e shoqeronin e kishin lene te denuarin vetem me te shoqen duke neglizhuar hapesirat nga ai mund te largohej. Pikerisht duke shfrytezuar kete moment ai ka dale nga nje dritare e dhomes se gjumit ku policet mendonin se ai ishte duke bere dashuri me te shoqen dhe eshte zhdukur.

Reagimi

Policet qe e shoqeronin Tafilin kane njoftuar menjehere autoritetet dhe policine lokale ndersa eshte bere bllokimi i kufirit jane ngritur disa postblloqe dhe kane filluar veprimet hetimore per ngjarjen ne fjale. Nderkohe nje dite pas arratisjes Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te Policise se Burgjeve ne bashkepunim me prokurorine e Shkodres ka bere ndalimin e punonjesve qe dyshohen pergjegjes per arratisjen. Vete Ministria e Drejtesise sqaroi dje se dy te denuarit e burgut te Shenkollit ne Lezhe Admir dhe Genci Tafili jane trajtuar me leje te vecanta sipas parashikimit ligjor dhe se arratisja e njerit prej tyre ka ardhur si pasoje e neglizhences se grupit te shoqerimit. Sipas ministrise Ne rastin e vellezerve Tafili grupi i shoqerimit nga policia e burgjeve ka neglizhuar rende ushtrimin e detyres perreth baneses se te denuarve cka ka bere te mundur largimin e shtetasit Admir Tafili. Per kete rast Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Drejtesise ne bashkepunim me prokurorine ka bere shoqerimin dhe arrestimin e personave qe akuzohen per kete ngjarje.

Te arrestuarit dhe akuza

Nazmi Demirxhiu 42 vjec me detyre shef i sigurise prane burgut Shenkoll Lezhe i ndaluar per vepren penale te Shperdorimit te detyres

Sabah Selmani 43 vjec me detyren punonjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shenkollit Lezhe ndaluar per vepren penale te Shperdorimit te detyres

Gjon Lleshgega 50 vjec me detyre pergjegjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shenkollit Lezhe i ndaluar per vepren penale te Shperdorimit te detyres

Arben Lazri 38 vjec me detyren punonjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shenkollit Lezhe ndaluar per vepren penale te Shperdorimit te detyres

Alban Martinaj 38 vjec me detyren punonjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shenkollit Lezhe ndaluar per vepren penale te Shperdorimit te detyres

Gjok Marku 49 vjec me detyren punonjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shenkollit Lezhe ndaluar per vepren penale te Shperdorimit te detyres

Viktor Jaku 41 vjec polic me detyren punonjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shenkollit Lezhe ndaluar per vepren penale te Shperdorimit te detyres

Gazmir Coku 30 vjec me detyren punonjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shenkollit Lezhe ndaluar per vepren penale te Shperdorimit te detyres

Gege Gjeci 39 vjec me detyren punonjes i toges se shoqerimit ne burgun e Shenkollit Lezhe ndaluar per vepren penale te Shperdorimit te detyres

Fatos Frangu 38 vjec me detyre mjek ne burgun e Shenkollit Lezhe ndaluar per vepren penale te Shperdorimit te detyres

Specialet ne kerkim te Tafilit

Vazhdon operacioni per kapjen e te arratisurit Admir Tafili. Policia e Shkodres e ndihmuar edhe nga forca te specializuara te kerkimit te personave me precedente kriminale eshte vene ne kerkim te cdo hapi qe ka mundur te beje 41-vjecari. Zyrtarisht pranohet se policia ende nuk ka humbur shpresat per gjetjen e tij edhe pse kerkimi ka nisur te pakten me tri ore vonese nje kohe kjo mjaft e madhe qe i ka dhene mundesine Admir Tafilit ti largohet shume shtepise se tij. Fillimisht policia ka kontrolluar zonen ne afersi te liqenit dhe me pas ka kryer hetimet per largimin e mundshem me ane te ndonje varke. Tafili mendohet te kete dale nga shtepia e tij rreth ores 12 e 15 minuta te mesdites kurse alarmi per ikjen e tij eshte dhene ne oren 1500 qe do te thote se ka pasur rreth tri ore perparesi ne largimin e tij. Ndersa diten e ikjes shpresohej se Tafili mund te ndodhej brenda territorit dje per policine ne perqindjen me te madhe Admir Tafili eshte larguar jashte kufijve shqiptare.

Shenim/ PS ngaterron me dashje ministrite

E perfshire nga rrjedha e akuzave perfaqesuesit e PS kur reaguan per arratisjen e nje te burgosuri per shkak te pakujdesise se gardianeve nuk e vune re se po atakonin ministrin e gabuar. Ne deklaraten per mediat ata akuzuan Ministrin e Brendshem se i kishte bere lemsh burgjet duke mos marre parasysh se institucionet e riedukimit ne vend jane nen varesine e nje ministrie tjeter e cila tashme ka marre masat e duhura duke cuar ne qeline e mbetur bosh perkohesisht 10 punonjesit e dyshuar pergjegjes per arratisjen. Vete ministria e Brendshme nuk e pa te arsyeshme te reagonte zyrtarisht ndaj gabimit me dashje apo pa dashje te deputetit te PS duke e pare te panevojshme te sqaronte opinionin mbi elementet baze ne menyren e funksionimit te shtetit dhe institucioneve te cilat ne fakt njihen boterisht.

Policia pushton Shkodren shoqerohen shoket

Disa personave te cilesuar ne opinion si shoket e Admir Tafilit u eshte dashur te perballen me pyetesoret e rrepte te njerezve te policise si dhe me kontrollet neper banesa. Forcat e policise gjate kerkimit se pari jane ndalur tek lidhjet e ngushta te Tafilit para dhe gjate qendrimit te tij ne burg. Shume prej tyre jane shoqeruar ne dhomat e paraburgimit per tu lene me pas te lire. Te dhenat paraprake tregojne se Tafili nuk ka biseduar me pare per planin e tij te ikjes nga burgu por specialistet besojne se ai eshte ndihmuar nga njerezit jashte institucionit ku ai kryente denimin. Dyshohet se ndonje lidhje e cila nuk eshte njohur ne opinion ka vene ne dispozicion te te denuarit mjetet per te levizur ndaj dyshohet se ai mund te kete kaluar ne token e Malit te Zi qe naten e shkuar. Nje zyrtare i policise tha se jane duke vezhguar nje lidhje te Tafilit ku dhe dyshohet se ai ka gjetur mbeshtetje dhe siguri per te realizuar arratisjen. Megjithate priten elemente bindese per ta vendosur ate ne pranga.

Tafili kishte edhe 9 vjet burg

I vellai i tij Genc Tafili i cili eshte denuar me burgim te perjetshem per vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit nuk ka tentuar te arratiset. Ende nuk dihet nese ai ishte ne dijeni te planit te Admirit por dje para autoriteteve te hetimit e ka mohuar nje akuze te tille. Ai ka thene se eshte gjetur i befasuar dhe se i vellai as ia kishte diskutuar me pare dicka te tille qofte edhe si ide. Sipas tij mundet qe Admiri te kete pasur ndonje krisje te momentit kohen kur ka qendruar ne shtepi. Sipas Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve Admir Tafilit i kishin mbetur dhe rreth nente vjet heqje lirie.

Akuza per plagosjen e shefit te policise

I denuar me 25 vjet heqje lirie Admir Tafili eshte arrestuar ne vitin 2001 dhe akuzohet ti kete bere prite per qellime hakmarrjeje ish-shefit te Malesise se Madhe Prel Petrushi te cilin i pandehuri e akuzonte se i kishte vrare te atin Bahri Tafilin. Admir Tafili gjate ketyre viteve eshte transferuar shpesh nga njeri burg i sigurise se larte ne tjetrin me i fundit ishte kalimi nga burgu i Burrelit ne burgun e Shenkollit. Dyshohet se mjeku i burgut ne menyre te parregullt akuzohet se ka justifikuar dhenien e lejes per dalje te perkohshme nga burgu per te shkuar ne familje per dy vellezerit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›