E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet 27-vjecari mister motivet

Nje djale i ri ka gjetur vdekjen mbremjen e djeshme ne Vlore i qelluar me arme zjarri nga persona te cilet per momentin mbeten te paidentifikuar per policine. Viktima eshte Klodian Resuli 27 vjec lindur e banues ne fshatin Risili i cili ndodhet pak kilometra larg qytetit te Vlores. Burimet policore thane dje ne mbremje se viktima eshte qelluar ne momentet kur po i afrohej baneses se tij dhe brenda automjetit kishte dhe nje femije qe mendohet te jete i aferm i tij. Ngjarja ndodhi rreth ores 21.00 dhe sipas policise Klodian Resuli u qellua me nje bresheri plumbash edhe pse ne makine gjendej femija i cili fatmiresisht i ka shpetuar qitjes se vrasesve. Policia qe ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes eshte vene ne kerkim te autoreve te saj por ende nuk behet e ditur identiteti i tyre ndersa mbeten te paqarta motivet e krimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›