34-vjeçari izoloi gruan në shtëpi, Gjuta: Prokuroria mund të kërkojë “arrest shtëpie”, bashkëshortja e ka falur

Arrestimi i 34-vjeçari Asqeri Mandrit pas izolimit të gruas së tij në shtëpi ka qenë në fokus të emisionit “Jetë Shqiptare”.
Avokat Naim Gjuta u shpreh se autori mund të lihet në burg, ose të përfitojë “arrest shtëpie”, pas deklaratave të bëra nga gruaja e tij, e cila është shprehur se e ka falur bashkëshortin dhe se marrëdhëniet mes tyre tashmë janë rregulluar.
“Ne si avokat mbështetur në kërkesat ligjore, kemi të drejtë të mbrojmë klientin për ta vënë në një masë sigurie më të përshtatshme. Prokuroria do kërkojë arrest me burg, janë mbushur burgjet, por mënyrë tjetër është dhe arresti shtëpia.
Përderisa ka adresë të saktë banimi, banesë të tijën, viktima e veprës penale ka deklaruar, i jepet shans mundësi që gjërat të ecin përpara.
Ka bërë një deklaratë noteriale zonja, se unë e fal dhe i kam rregulluar marrëdhëniet me të, është mundësia e pajtimit dhe rregullimit të marrëdhënieve mes tyre”, tha avokati. Ky i fundit u shpreh se marrëdhënia mes 34-vjeçarit të arrestuar dhe bashkëshortes së tij mund të rregullohet dhe të vijojnë jetën normalisht.
“Nuk mund ta hedhësh dhe si dyshim. Sikurse merr anën negative, munden dhe të mos ndodhen dhe familja të ecin në rrugën e duhur.
Janë të dyja versionet. Ka familje që e bëjnë për herë të parë, por rregullohen dhe ecin normalisht”, shtoi ai.
/rtsh.al/