E Martë, 3 Nëntor 2026

Abuzimi me të miturën, Apeli refuzon kërkesën e mjekut Dervish Hasi për lirimin nga burgu

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e mjekut Dervish Hasi për lirimin nga qelia. Hasi kishte kërkuar masë sigurie më të butë, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”, por Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Hasi akuzohet për pornografi dhe trafikimit të miturish.

42-vjeçari Dervish Hasi, me profesion mjek kirurg në Tiranë,  u prangos nga Policia me akuzën se prej dy vitesh abuzonte seksualisht një të mitur.

Hasi njihet si besimtar mysliman, ndërsa kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi dhe të miturën e prezantonte si bashkëshorten e tij të katërt.

Në dëshminë e tij, Hasi ka deklaruar se me 16-vjeçaren ishin martuar prej 2 vitesh me dëshmitarë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›